Thyerja e heshtjes, “Monologjet e Vaginës” si akt emancipimi
28 Dhjetor, 2024
05.12.2024
Më 5 dhjetor, 2024 Artpolis ka themeluar Klubi Teatror në Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë me SHFMU “Xhemail Mustafa”.
Pjesë e këtij Klubi Teatror janë 12 të rinj dhe të reja nga qyteti i Prishtinës, të cilët do të ndjekin trajnimin “Edukimi i Bazuar në Teatër”, nën mentorimin e aktorëve të Ansamblit të Artpolis, Qendresa Kajtazi dhe Labinot Raci.
Pjesëmarrësit do të kenë rastin të mësojnë mbi teatrin, lëvizjet skenike, por do të ketë edhe diskutime të ndryshme e avansim të aftësive të tyre jetësore.
Klubi Teatror në Prishtinë është themeluar nga Artpolis në bashkëpunim me SHFMU “Xhemail Mustafa”, mbështetur nga Frieda, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Komuna e Prishtinës.