Forum Teatri

Themelohet klubi teatror në Vushtrri

17 Prill, 2026

17.04.2026

Kanë filluar provat e klubit teatror në Vushtrri, i themeluar nga Artpolis në bashkëpunim me gjimnazin “Eqrem Çabej”, nën mentorimin e Albana Gashit, Drilona Hamitit dhe Erzë Ukës.

Ky klub synon të krijojë një hapësirë të sigurt dhe kreative për të rinjtë, ku ata mund të shprehin veten përmes teatrit, të zhvillojnë aftësitë e tyre artistike dhe të trajtojnë tema që i prekin në jetën e përditshme.

Përmes ushtrimeve të aktrimit, improvizimit dhe punës në grup, pjesëmarrësit kanë nisur një proces krijues që do të çojë drejt realizimit të një shfaqjeje të përbashkët.

Po ashtu, pjesë e këtij aktiviteti është edhe organizimi i një ekspozite me piktura, ku të rinjtë kanë mundësi të shprehin kreativitetin e tyre edhe përmes artit pamor.

Klubi do të shërbejë gjithashtu si një hapësirë për zhvillim personal, bashkëpunim dhe rritje të vetëbesimit tek të rinjtë.

Ky aktivitet organizohet nga Artpolis me mbështetje të Frieda dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

You may also like