“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
16.03.2022
Takim komuniteti: “Aktivizmi i personifikuar dhe guximi për të pushuar”
4-8 maj 2022, Frushke Terme në Frushka Gora, Serbi
Të dashura gra bashkëaktiviste dhe mikesha,
Me kënaqësi dhe entuziazëm po ju ftojmë të na bashkoheni në takimin rajonal të komunitetit “Aktivizmi i personifikuar dhe guximi për të pushuar”.
Po hyjmë në vitin e 3-të të Covid-it, e kjo ka qenë një kohë reflektimi dhe kërkimi i thellë për shumë prej neve. Derisa në botë ka mbizotëruar një klimë shqetësuese, është e qartë se sistemi ynë nervor kolektiv ka qenë në një gjendje alarmante të shqetësimit, stresit e ndryshimit. Derisa kolektivisht jemi duke kaluar në një kohë të paprecedentë, ne besojmë se është e rëndësishme që të sigurojmë burime për të qëndruar me këmbë në tokë dhe në gjendje të mirë. Të kujdesemi për veten. Të ecim butësisht, me dashuri e mirësi.
Ideja jonë për t’u mbledhur buron pikërisht nga kjo kohë që parashtron kërkesa e biseda të reja dhe eksperimenton rreth mënyrës se si ne përjetojmë, organizojmë, lidhemi, punojmë dhe jemi katalizatore të transformimit shoqëror përmes angazhimit tonë për drejtësi. Derisa viti 2022 po na shpaloset mes një pandemie globale, gërryerjes së vazhdueshme të kapaciteteve të ekosistemeve për të ruajtur dhe prodhuar jetë, trazirave sociale, depresionit ekonomik dhe pabarazisë ekstreme, shkëputjes politike për sfidat e mëdha të kohës sonë, rritjes së vazhdueshme të mosbesimit të njerëzve ndaj institucioneve dhe ekosistemeve të thyera e të pakuptimta, kontekstet tona (si gra) do të bëhen gjithnjë e më të paqëndrueshme, më të pasigurta, komplekse dhe të paqarta.
Në anën tjetër, ndryshimi është këtu, duke ndodhur brenda nesh, në shtëpitë tona, kudo. Gjithçka është gjithnjë duke u krijuar, në lëvizje të vazhdueshme. Në fakt, ajo që ne e quajmë vetvete është lëvizje, gjithmonë në marrëdhënie, gjithmonë në krijim e sipër. Në këtë kuptim, çdo moment është i mbushur me mundësi. Batica gjithmonë kthehet, ashtu jemi edhe ne në mes të kësaj kthese të madhe.
E ardhmja në zhvillim do të vijë nga egërsia e këtyre kohërave dhe aftësia jonë për të përmbushur këtë hapësirë të mosnjohjes së bashku, me zemra të hapura, mendje të hapura dhe vullnet të hapur, aftësia jonë për të ndryshuar formë. Jemi të thirrura të jemi me konfliktet tona të brendshme dhe ato kolektive, në një mënyrë më ndryshe.
Ne nuk po ju ofrojmë një formulë sekrete apo premtim për një fund të lumtur. Ky takim është oferta jonë kolektive, një ftesë për të parashtruar pyetje në dinamiken e së tashmes, të momentit që jemi duke e jetuar, për të hapur hapësira të reja të mundësive derisa lëvizim, e ndoshta ta ri-imagjinojmë se çfarë do të thotë të jesh njeri në këtë kohë.
Këto janë disa nga pyetjet me interes që do t’i shqyrtojmë:
Po sikur ta kalonim këtë vit duke u transformuar drejt njëra-tjetres? Drejt guximit, intimitetit dhe dinjitetit? Derisa punojmë për të shëruar lidhjet tona, lidhjet tona na shërojnë.
Ky është fokusi ynë përmes “Aktivizmit të personifikuar dhe guximit për të pushuar”.
Ne kemi nevojë që të gjitha gratë të na bashkohen në këtë rrugëtim.
Sivjet do të vazhdojmë të zhvillojmë ndjenjën tonë kolektive të së tashmes dhe aftësinë tonë për të dëgjuar trupat tanë. Do të rrisim aftësitë për të qenë në marrëdhënie të duhur me njëra-tjetrën dhe do të mbështesim lidershipin në komunitetet tona për të lehtësuar këtë angazhim shërues. Ne do të rimarrim urtësinë e personifikuar që paraardhëset tona e kultivuan, praktikat që na janë shkëputur.
Kjo nuk është e lehtë. Është personale dhe kolektive. Është afatgjate dhe e përditshme. Derisa hyjmë në vitin e tretë të një pandemie që ka marrë miliona jetë dhe ka kthyer jetën që e dinim së prapthi në të gjithë globin, lidhja me veten dhe njëra-tjetrën është e vështirë dhe kurrë më e rëndësishme.
Ne meritojmë të ndiejmë lidhjet tona.
Ne meritojmë të ndiejmë përkatësinë e gjithë jetës brenda dhe rreth nesh.
Ju gjithmonë do të praktikoni diçka.
Në vitin 2022 le të praktikojmë lidhjen, drejt jetës.
Takimi i komunitetit “Aktivizmi i personifikuar dhe guximi për të pushuar” do të mbahet nga 4-8 maj 2022, në Frushke Terme në Frushka Gorë, Serbi
Afati i fundit për aplikim është 10 prill 2022.
Linku për aplikim në gjuhen shqipe: https://bit.ly/37CD6eH
Vetëm kandidatet e përzgjedhura në listën e ngushtë do të njoftohen me email/telefon.
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni: convening.artpolis@gmail.com