Artpolis

THIRRJE PËR APLIKIM – Festivali FEMART 5 / FEARLESS

9-01

THIRRJE PËR APLIKIM

Festivali FEMART 5 / FEARLESS

Festivali i Artisteve dhe Aktivisteve

25-30 Maj 2017, Prishtinë, Kosovë

Festivali FEMART është festivali i parë dhe i vetëm feminist në Kosovë, njëherësh edhe më i madhi në rajonin e Ballkanit që për katër vite radhazi ka bashkuar artiste dhe aktiviste nga mbarë bota në kryeqytetin e Kosovës.

Edhe këtë vit, Artpolis – organizata për Art dhe Komunitet, organizon për herë të 5-të Festivalin FEMART, të artisteve për të drejtat e njeriut duke filluar nga data 25-30 Maj 2017 (6 ditë) në qytetin e Prishtinës.

FEMART çdo vit angazhon mbi qindra artiste dhe aktiviste nga mbarë bota të cilat shfaqin punën e tyre kreative përmes: Shfaqjeve Teatrale, Filmit, Film Dokumentar, Film të Shkurtër, Leximeve Skenike, Artit Vizual, Ekspozitave, Performancave, Koncerteve, Promovime Librash, Ligjëratave, Punëtorive, Paneleve të Diskutimeve dhe Prezantime të ndryshme në formë të artit.

Festivali është një platformë për fillimin dhe paraqitjen e ideve dhe krijimeve që sjellin përpara konceptet feministe dhe zhvillimet e tyre në Kosovë duke u angazhuar për të drejtat e barabarta të grave si dhe urë lidhëse për ndërtimin e paqes në rajon. Programi do të përzgjidhet nga një grup i artisteve dhe aktivisteve të cilat kanë përvojë në fusha të ndryshme të artit dhe të drejtave të njeriut.

Nëse jeni të interesuara që të prezantoni punën tuaj artistike në ndonjërën nga disiplinat e lartëpërmendura, APLIKONI!

Na shkruani në: femartfest@gmail.com ose thërrisni në: +381 -38 221-512.
Më shumë informacione mbi festivalin klikoni linkun: http://femart-ks.com
Na gjeni edhe në Facebook: https://www.facebook.com/FemartPrishtina/

Aplikimi është i hapur nga data 20 Mars – 10 Prill 2017.

VËMENDJE: VETËM kandidatet e pranuara do të informohen!

Ju mirëpresim!

Festivali FEMART.

artpolis

Foto Galeri

0Shares