
“Vojçeku”, mes botës që shtyp e shfrytëzon
13 Mars, 2025
Shkolla Pranverore Feministe u krijua në vitin 2014 si një iniciativë e aktivisteve të reja për paqe nga Serbia dhe Kosova, me qëllim krijimin e një hapësire të sigurt feministe për të hapur dialogun dhe reflektimin e përbashkët, me synimin për të kontribuar në ndërtimin e paqes nga një perspektivë feministe.
Për njëmbëdhjetë vite me radhë, kjo shkollë është mbajtur në kuadër të projektit “Gratë e reja ndërtojnë paqen”, e cila implementohet në partneritet nga Qendra Alternativa për Vajza nga Krushevci dhe Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet nga Prishtina, me mbështetjen e Fondacionit Suedez Kvinna till Kvinna.
Këtë vit, Shkolla Pranverore Feministe do të mbahet në javën e dytë të majit në Kosovë.
Programi i shkollës përfshin ligjërata dhe punë interaktive ndërmjet ligjërueseve dhe pjesëmarrëseve mbi temat në vijim:
🌸 Aktivizmi i grave për paqe (motërzimi dhe besimi para, gjatë dhe pas luftës);
🌸 Mekanizmat për pajtim dhe ndërtimin e paqes nga një këndvështrim feminist;
🌸 Rëndësia dhe kontributi i mediave (të pavarura) në procesin e pajtimit;
🌸 Dhuna në luftë dhe pasojat që i ndjejmë edhe sot;
🌸 Gratë në kulturë/art, politikë dhe arsim.
Nëse je:
✓ Aktiviste feministe, studente në shkencat humane, punëtore e të rinjve, gazetare;
✓ E interesuar të mësosh më shumë për feminizmin, të drejtat e grave, lëvizjen feministe dhe aktivizmin për paqe në rajon;
✓ E interesuar t’i bashkohesh lëvizjes së grave, të kontribuosh në ndërtimin e paqes dhe të lidhesh me të reja nga Kosova dhe Serbia;
✓ E moshës 18–35 vjeç;
Nëse përgjigjet për të gjitha pyetjet janë PO – APLIKO!
Thirrja është e hapur deri më 23 prill, ora 12:00 (mesditë).
Vetëm kandidatet e përzgjedhura do të njoftohen me email/telefon deri më 30 prill 2025.
Për pyetje shtesë na kontaktoni në: feministspringschool@gmail.com