
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
17.01.2023
Vitin 2023 e filluam me art e teatër. Shfaqja “Top Girls” me regji të Shkurtë Aliu e autore Caryl Churchill u prezantua në Teatrin e Qytetit të Prishtinës “Dodona”, më 17 janar 2023, në ora 19:30.
“Top Girls” është një shfaqje e vitit 1982. Historitë e panumërta që Churchill paraqet në shfaqje tregojnë se çfarë presioni dhe se sa çrregulluese mund të jetë jeta nën patriarkatin.
Shfaqja tregon rolet e grave në shoqërinë moderne dhe betejat me të cilat ato përballen për të arritur sukseset në jetën e tyre profesionale, dhe për atë se çfarë do të thotë të jesh grua e suksesshme në shoqëri.
Gratë nuk do të çlirohen kurrë me të vërtetë derisa të çlirohen nga kufijtë e shoqërisë patriarkale.