Shfaqjet Teatrale

“Top Girls” u prezantua në Podujevë

20 Mars, 2023

17.03.2023

Më 17 mars, 2023, shfaqja teatrore “Top Girls” me regji të Shkurtë Aliut u prezantua në Teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë.

Historitë e panumërta që Churchill paraqet në shfaqje arritën që edhe publikun ta kthejnë mbrapa në shekuj e periudha të ndryshme për të parë rolet e grave dhe se çfarë presioni dhe se sa çrregulluese mund të jetë jeta nën patriarkatin.

Shfaqja teatrore “Top Girls” realizoi reprizën e saj në bashkëpunim me Teatrin e Qytetit “Avdush Hasani” Podujevë.

Kjo shfaqje është bashkëproduksion i Artpolis – Qendrës për Art dhe Komunitet me Teatrin e Qytetit të Prishtinës “Dodona”.

“Top Girls” u realizua në kuadër të projektit “HumanRightivism ” implementuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar – Community Development Fund – CDF, përkrahur nga Embassy of Sweden in Pristina.

#artpolis #SwedishEmbassy #CDF #humanrightivism #theatreperfromance #topgirls #mitrovica

You may also like