Aktivitetet Forum Teatri

Trajnimi Edukimi i Bazuar në Teatër – Humanrightivism

18 Shkurt, 2021

5-8 shkurt, 2021

Me datë 5-8 shkurt, 2021 u mbajt trajnimi “Edukimi i Bazuar në Teatër” me të rinj e të reja nga qytete e komunitete të ndryshme.

Të rinjët dhe të rejat nga komuna të ndryshme të Kosovës u bashkuan për të marrë njohuri mbi teatrin, teknikat teatrale, improvizimin, krijimi e skenave të shkurtëra, ushtrime mbi frymëmarrjen, ndjekjen e ritmit si dhe diskutime të shumta për të drejtat e njeriut dhe problemet e ndryshme sociale.

Temat që u trajtuan ishin: dhuna në baza gjinore, barazia gjinore, ngacmimet seksuale, diskriminimi, bullizmi dhe martesat e hershme.

Trajnimi u mbajt nga Daniela Markaj dhe Qendresa Kajtazi, të dy trajnerët u dhanë pjesëmarrësve/esve informata të reja, lojëra e emocione. Kurse nga ana tjetër vullneti i të rinjve për të mësuar e për të marrë sa më shumë prej këtyre sesioneve bëri që mbyllja e trajnimit të përmbushet me plotë njohuri, energji pozitive dhe miqësi të reja dhe të vlerësohet nga të rinjtë si një eksperiencë e paharruar.

Trajnimi ‘Edukimi i Bazuar në Teater’ në kuadër të projektit “Humanrightivism” është i mbështetur nga Swedish International Development Cooperation Agency – Sida,  implementuar nga  Community Development Fund – CDF dhe organizuar nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet.

**Ky aktivitet u zhvillua në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe “Projektligji për prandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”.

#SwedishEmbassy #CDF #artpolis #humanrightivism #thbe #theatre

You may also like