Aktivitetet Aktivizëm Punëtoritë

Trajnimi “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin” në Has të Kabashit

21 Qershor, 2021

18.06.2021

Hasi i Kabashi të premten u bë nikoqire e trajnimit “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin” , në shkollën fillore të mesme të ulët “Dëshmorët e Hasit”.  Drejtoresha e shkollës dhe aktivistja Marta Prekpalaj ofroi hapësirën e shkollës duke krijuar një ambient të mirë, të sigurt dhe të këndshëm për pjesëmarrëset e trajnimit.

Nën ligjërimin e aktivistes dhe feministes Liridona Osmanaj këto vajza mësuan më tepër për feminizmin, definicionet, historinë e lëvizjeve feministe në botë, si dhe zhvillimin e feminizmit në Kosovë e mundësinë që ato të kontribuojnë në aktivitete të ndryshme. Ky trajnim ishte po ashtu pjesë e fushatës “ -50%”.

Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).

You may also like