“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
30 Prill, 2018
Trajnimi tre-ditor “Edukimi i bazuar në teatër për adresimin e Dhunës në Baza Gjinore” Organizata Artpolis në bashkëpunim me UNFPA-në organizuan trajnimin “Edukimi i bazuar në teatër për adresimin e Dhunës në Baza Gjinore” me kohëzgjatje tri ditë (13-15 Prill) në Durrës. Pjesëmarrësit ishin kryesisht të reja dhe të rinj të komunitetit serb dhe shqiptar të cilët arritën të krijojnë një urë lidhëse duke thyer barrierat ekzistuese.
Trajnerët të cilët mundësuan këtë trajnim ishin Lulzim Bucolli dhe Daniela Markaj, të cilët nuk u ndalën së ofruari gjithçka nga vetja e tyre lidhur me temën që shpalosnin.
Pjesëmarrësit mësuan rreth teknikave teatrale për ndërtimin e shfaqjeve forum teatër, si dhe për përdorimin e tyre në komunitetet. Po ashtu, mësuan për metodat e krijimit të shfaqjeve dhe procesit të diskutimit me publikun. Lirshmëria dhe lojërat relaksuese ishin dy gjëra tjera përcjellëse të cilat padyshim sollën harmoni në grup.
Të trajnuarit vlerësuan një projekt të tillë si mjaft frytëdhënës duke iu gëzuar faktit për shumë arsye: njohja me komunitetet tjera, afërsia me trajnerët dhe liria e shprehjes, informacione bazike për të qenë pjesë e forum teatrit, informacione bazike mbi adresimin e dhunës në baza gjinore etj.