Shfaqjet Teatrale

“Tre 1 T’Teti” (T’Thymë) me rikthim në Dodona

29 Shkurt, 2024

28.02.2024

Më 28 shkurt, 2024 nga ora 19:30 në Teatrin Dodona në Prishtinë u prezantua shfaqja dans teatër “Tre 1 T’Teti” (T’ Thymë). Kjo shfaqje është kërkimi më i fundit konceptual, koreografik e teatror i koreografit Robert Nuha me Ansamblin artistik të Artpolis.

Tematika komunikon me problematikat, stereotipet, gjendjen emocionale, ndikimin e saj dhe mentalitetin maskulist të imponuar nga patriarkati në shoqërinë tonë, dhe jo vetëm. Nëpërmjet lojës mjaft komplekse aktorët ballafaqohen dhe shpërfaqin problematikat e përditshme të rrënjosura në mendësinë tonë si shoqëri, ndër të tjera edhe çështjen e të drejtës së grave në pronë.

Ky aktivitet organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Frieda dhe UNFPA.

You may also like