Publikimet Shfaqjet Teatrale

Trupa artistike e pavarur e Artpolis-it

26 Shkurt, 2021

 26.02.2021

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis shpall Rezultatet e Konkursit për Aktorë rezidentë të trupës së parë të pavarur artistike të përbërë nga aktorë/e, regjisore dhe koreograf.

Juria e përbërë nga Zana Hoxha – themeluese / drejtoreshë e Artpolis dhe FEMART Festivalit, Robert Nuha – koreograf dhe Alzan Gashi – pianist dhe muzikant teatri, vlerësuan kandidatët për dans, teknikë zëri, improvizim dhe monolog.

Pas vlerësimit individual nga anëtarët e komisionit në bazë të performansës në secilën pjesë të lartëpërmendur të audicionit, aktorët e përzgjedhur për trupën e pavarur artistike të Artpolis janë renditur më poshtë sipas renditjes alfabetike:

1. Blerta Gubetini
2. Donikë Ahmeti
3. Edlir Gashi
4. Ismail Kasumi
5. Kaltrinë Zeneli
6. Mikel Markaj
7. Qëndresa Kajtazi
8. Zhaneta Xhemajli

I falënderojmë të gjithë aktorët që morën pjesë dhe shpresojmë që do të kemi mundësi të bashkëpunojmë në të ardhmen.

Foto: Meddy Huduti

#artpolis #art #community #audicion #theatre #artist #music #choreograoher #audition #first #independent #resident #artistic #troupe

You may also like