Përfaqësimet Projektet

UNMASC! Promovimi i Drejtësisë Gjinore përmes Teatrit

7 Dhjetor, 2023

04-06.12.2023

Filluam takimin e parë të partneritetit transnacional në Vjenë, në kuadër të projektit tonë të ri të Creative Europe “UNMASC! Promovimi i Drejtësisë Gjinore përmes Teatrit”, me partnerët tanë Kulturhaus Broatfabrik nga Vjena/Austri dhe Kulturanova nga Novi Sad/Serbi.

UNMASC! është një projekt dyvjeçar i kërkimit dhe teatrit artistik transnacional në Kosovë, Serbi dhe Austri që synon të promovojë drejtësinë gjinore duke e bërë të dukshme dhunën strukturore dhe duke krijuar kundër-narrativa ndaj vlerave, normave dhe pritshmërive të roleve mizogjeniste dhe patriarkale.

Mbi këto tre objektiva kryesore: Hulumtimi artistik transnacional, promovimi i drejtësisë gjinore përmes teatrit të angazhuar shoqëror dhe ofrimi i ngritjes së kapaciteteve dhe mundësive të të mësuarit në fushën e artit të angazhuar shoqëror, në dy vitet e ardhshme, fokusi ynë do të sillet rreth avancimit të drejtësisë gjinore duke përdorur metoda teatrore.

#art #artpolis #KulturHausBroatFabrik #kulturanova #community #theatre #genderjustice #creativeEurope

You may also like