“Vojçeku” mirëpritet me entuziazëm në Vjenë
27 Prill, 2026

27.04.2026
Mbrëmë, më 27 prill, 2026 shfaqja teatrore “Vojçeku”, me regji nga Zana Hoxha, bashkëproduksion i Teatrit të Qytetit të Gjakovës “Hadi Shehu” dhe Artpolis, nën organizimin e KÂ, është mirëpritur në Vjenë, në prezantimin e parë ndërkombëtar.
“Vojçeku” u prezantua në skenën e Teatrit Akzent në Vjenë dhe u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku, i cili e përcolli shfaqjen me shumë interes dhe duartrokitje të gjata. Në mesin e të pranishmëve kishte shumë shqiptarë nga diaspora, por edhe publik austriak, duke e bërë këtë mbrëmje edhe më të veçantë.
Bazuar në veprën e Georg Büchner, me adaptim të Jack Thorne, “Vojçeku” trajton temat e tjetërsimit, dhunës shoqërore dhe shkatërrimit psikologjik të individit, duke sjellë një reflektim të fuqishëm mbi dehumanizimin dhe realitetet e shoqërisë bashkëkohore.
Kjo paraqitje në Vjenë shënon një hap të rëndësishëm në promovimin e teatrit dhe artit kosovar në skenën ndërkombëtare.











