“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
28.04.2023
Më 25.04.2023 Artpolis ishte nikoqire e ekipit nga zyra rajonale e projektit të PeaceBuilding Fund.
Drejtorja ekzekutive Zana Hoxha se bashku me stafin dhe Trupën Artistike të Artpolis, prezantuan punën, të arriturat, sfidat dhe sukseset e organizatës. Arti, kultura e në veçanti teatri ishin tema që me shumë interesim u përcjell nga vizitorët, por edhe u diskutua me pasion nga stafi dhe artistët, të cilët sqaruan punën e tyre në teren me të rinjtë ku përmes trajnimit Edukimi i Bazuar në Teatër fuqizojnë dhe i ndërgjegjësojnë pjesëmarrësit/et për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, ndërtimin e paqes, etj.
“Gjatë ditës jemi aktivistë që punojmë me të rinjtë/rejat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, ndërsa në mbrëmje jemi aktorë profesionistë që performojmë në skenat teatrore. Në të dy rastet jemi vetvetja dhe kjo na pëlqen shumë, sepse arrijmë që përmes artit të depërtojmë edhe në pjesët më të thella të vendit.
Arti, konkretisht teatri iu mundëson të rinjve/rejave të tregojnë dhe të shprehin atë që ata në jetën e përditshme e kanë të vështirë, dhe ky ndikim tek ata na bën të ndihemi krenar me punën tonë”, u shprehën artistët derisa prezantonin punën e tyre.
Drejtorja ekzekutive Zana Hoxha tregoi për projektet që do të realizohen gjatë vitit, për Festivalin FemArt, edicionin e 11-të që do të mbahet në datat 15-21 maj, 2023. Po ashtu lajmëroi edhe për punëtoritë dhe shfaqjet që do të vijnë si bashkëpunim me Dah Teatrin, ku do të përfshihen artistë/e nga Kosova dhe Serbia.