Aktivitetet Aktivizëm Punëtoritë

15 gra nga Prizreni morën pjesë në trajnimin “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin”

27 Tetor, 2023

26.10.2023

Më 26 tetor 2023, Artpolis organizoi trajnimin “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin” në Prizren.

Pesëmbëdhjetë gra nga Prizreni, përfshirë edhe ato me aftësi të kufizuara, u mblodhën për të thelluar kuptimin e tyre për feminizmin. Ato u angazhuan në diskutime të hapura rreth sfidave dhe çështjeve të përditshme me të cilat përballen.

Ky aktivitet u udhëhoq nga aktivistja Liridona Osmanaj, e cila mbuloi tema të ndryshme duke përfshirë terminologjinë feministe, valët e ndryshme të feminizmit, lëvizjet dhe fushatat e ndryshme feministe, dhe mënyrat në të cilat gratë e reja mund të fuqizojnë veten dhe të tjerat.

Për më tepër, pjesëmarrëset patën edhe një kuiz dhe aktivitete të tjera interaktive, të cilat i shtuan thellësi dhe argëtim edukimit të tyre feminist.

Artpolis mbështetet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, i cili bashkëfinancohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedi dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

 #artpolis #kcsf #feminist

You may also like