Aktivitetet Punëtoritë

Mbahet takimi i dytë për gjetjet e Studimit të Fizibilitetit për teknikë të ndriçimit dhe zërimit

9 Qershor, 2026

08.06.2026

Më 08.06.2026, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Prishtinë, u mbajt takimi i dytë për prezantimin e gjetjeve të Studimit të Fizibilitetit në kuadër të projektit: “Hartimi, Zhvillimi dhe Prezantimi i një Kurrikule Profesionale 3-Vjeçare për Profilet e Teknikëve të Ndriçimit dhe Zërimit në Sistemin Formal të Edukimit”.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit patën rastin të ndjekin prezantimin e Standardit të Profesionit nga Besa Luzha dhe Tomor Kuçi, si dhe Studimin e Fizibilitetit nga Zana Hoxha dhe Berat Bajrami, me përditësimet e fundit.

Pas prezantimeve, u zhvillua një diskutim i gjithanshëm, ku u parashtruan rekomandime të ndryshme për përmirësimin e Standardit të Profesionit dhe Studimit të Fizibilitetit.

Me këtë rast u diskuta për hapat e ardhshëm të grupit punues, i cili do të ketë për detyrë shqyrtimin dhe integrimin e rekomandimeve të dhëna.

U diskutuan datat tentative për organizimin e një punëtorie për përditësimin e Standardit të Profesionit dhe përgatitjen e dokumentacionit final.

Gjithashtu, u rikonfirmua angazhimi i të gjitha palëve për të siguruar që kurrikula e re profesionale 3-vjeçare të jetë sa më cilësore, praktike dhe në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Kjo iniciativë është pjesë e projektit “Industritë Kreative”, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut. Projekti synon të avancojë aftësitë dhe kompetencat e të rinjve dhe të rejave duke hartuar, përshtatur dhe prezantuar kurse pilot brenda sistemit të arsimit formal, të cilat adresojnë boshllëqet e aftësive në industritë kreative.

You may also like