“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
Aktivitetet Aktivizëm Panelet e Diskutimit
24 Tetor, 2022
23.10.2022
Edicioni i parë i Forumit të Grave, Paqes dhe Sigurisë, organizuar nga Zyra e Presidencës, është përmbyllur, më 23 tetor, 2022 me dy aktivitete të bashkëorganizuara me Qendrën për Art dhe Komunitet – ARTPOLIS në Klan Arena.
Paneli i diskutimit “Roli i grave artiste në ndërtimin e paqes” dhe shfaqja teatrore “Toka e Shpirtrave të Trazuar” u prezantuan në ditën e fundit të këtij Forumi, iniciativë e Shkëlqesisë së Saj Dr. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.Artiste dhe aktiviste të shquara ishin pjesë e panelit të diskutimit që u moderua nga drejtorja ekzekutive dhe themeluesja e Artpolis dhe Festivalit FemArt, Zana Hoxha.
Aktivistja kroate Rada Borić, koratorja dhe themeluesja e Manifesta, Hedwig Fijen, artistja dhe aktivistja Ema Andrea, aktorja dhe regjisorja Maja Mitić, si dhe regjisorja dhe dramaturgia Blerta Zeqiri ishin pjesë e panelit të mbrëmshëm. Kur aktivizmit i bashkohet arti atëherë bëhet një mjet i pandalshëm, i cili ka fuqinë të depërtojë në çdo hapësirë e të thyejë çdo barrierë nacionale dhe konvencë shoqërore.
Ato ritheksuan rëndësinë, ndikimin dhe rolin që luajnë arti dhe aktivizmi. Sipas tyre kur arti prezantohet dhe krijohet nga gratë atëherë është edhe më afër shoqërisë. Secila prej tyre ka qenë dëshmitare e ndikimit të artivizmit të tyre. Me ngjarjet dhe përjetimet e tyre ato inspiruan dhe motivuan të pranishmit që të merren edhe më shumë me art, ose ta mbështesin atë.