Artpolis

Buçaj Sh.P.K i bashkohet rrugëtimit të Artpolis për transformim shoqëror

05.03.2022


Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet që si synim ka krijimin e një shoqërie feministe dhe të barabartë duke avokuar dhe përdorur artin si mjet për ndryshim social, tashmë ka edhe një aleat të fuqishëm që beson në vlerat e njëjta, korporatën Buçaj Sh.P.K.

Përmes Ligjit për Sponsorizim korporata Buçaj mbështet aktivitetet e Artpolis, duke u bërë sponsori gjeneral i organizatës. Përmes kësaj përkrahje ndikimi në komunitet do të rritet e ndryshimi që duam është më afër e më i plotë.

Përveç përgjegjësisë për mirëqenien e punëtorëve të saj Buçaj Sh.P.K ka dëshmuar se përkrahja e komunitetit mund të bëhet në forma e në mënyra të ndryshme, veçanërisht në përkrahjen e vajzave dhe grave, të rinjve e të rejave që angazhohen në aktivitetet e Artpolis.

Si Artpolis jemi të lumtur e mirënjohës të nisim këtë bashkëpunim me Buçaj Sh.P.K drejt transformimit për një shoqëri të drejtë e të barabartë!

#artpolis #buçaj #art #community

Foto Galeri

0Shares