“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
Aktivitetet Projektet Punëtoritë
8 Korrik, 2022
08.07.2022
Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet përmes projektit “HumanRightivism” zbatuar nga CDF -Community Development Fund, përkrahur nga SIDA – Swedish International Development Cooperation Agency, kanë mundësuar që vajzat të ndjekin kursin dhe të trajnohen për dy muaj radhazi.
Kurioze për të mësuar, të pa lodhura e të fuqishme, përfunduan me sukses pjesën e parë të kursit të vetëmbrojtjes “Çikat e Sjellshme”, të trajnuara nga instruktori i Taekwondo-së, Nuhi Gashi.
Gjatë këtij muaji vajzat kanë punuar shumë, janë aftësuar dhe kanë marrë shumë njohuri për teknika të ndryshme të vetëmbrojtjes që i ndihmon ato të mbrojnë veten dhe të dalin nga situata të përkohshme me rrezik të lartë.
Përveç teknikave të vetëmbrojtjes, ato kanë përmirësuar shëndetin e tyre fizik dhe mendor, si dhe kanë mësuar se si të kontrollojnë emocionet dhe të forcojnë vetëbesimin e tyre.
#MbrojeVeten #KeVetëbesim #MësoDiciplinë #ÇikateSjellshme #Artpolis #CDF #SwedishEmbassy #humanrightivism