Artpolis

“Ditëlindja me copëza dëshpërimi” me mesazh kundër stereotipeve gjinore

30.11.2021

Më 30 nëntor, 2021 klubi teatror i shkollës kampione SHFMU “Zef Lush Marku” në Brekoc, Gjakovë ka prezantuar shfaqjen “Ditëlindje me copëza dëshpërimi”.

Të rinjtë e këtij klubi performuan para publikut në Teatrin e Qytetit “Hadi Shehu”, me ç’rast kanë trajtuar temën e stereotipeve gjinore, e përplasjeve që krijohen ndërmjet vajzave e djemve.

Ditëlindja e Anës prishet për shkak të përplasjeve që kanë vajzat e djemtë e klasës, përkundër që ajo dëshiron të ketë në festën e saj të gjithë shokët e shoqet e saj.

Kjo përplasje ishte ajo që e nxiti debatin me publikun që parashtruan pyetje të shumta, e këshilluan të rinjtë që të gjejnë një gjuhë të përbashkët, pasi vetëm me mirëkuptim mund të kalojmë kohë të vlefshme me njëri-tjetrin.

Kjo shfaqje është përgatitur nën mentorimin e aktorit Flamur Ahmeti, derisa facilitimi u mbajt nga aktori Armend Ballazhi.  

“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane”

0Shares