Artpolis

Dokumentari Biba May – “Jo Më” për fuqizim të grave me aftësi të kufizuara

09-10.12.2022

Të premten mbrëma, më 9 dhjetor, 2022 është dhënë premiera e filmit dokumentar Biba May – “Jo Më” në Kino Armata. Kurse më 10 dhjetor është prezantuar në Pejë, në Kino “Jusuf Gërvalla” duke përmbyllur aktivitetet e Artpolis në kuadër të fushatës botërore “16 Ditët e Aktivizmit”.
BIBA MAY – “Jo Më” është një histori e fuqizimit të grave me aftësi të kufizuara dhe një model guximi, vendosmërie, përkushtimi dhe dashurie! Në premierën e tij personalitete të shumta vendore dhe ndërkombëtare ishin prezent në Kino Armata, përfshirë këtu edhe Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku.


Rrëfimi i Resmije Rahmanit, e njohur si Biba, emocionoi të gjithë të pranishmit. Biba, e cila vuan nga distrofia muskulare progresive, me gjithë sfidat, pengesat dhe humbjet e saj, nuk ndaloi kurrë duke u përpjekur të bëjë ndryshimin për personat me aftësi të kufizuara.


Mbi 250 persona ishin prezent në këto dy prezantime të dokumentarit Biba May – “Jo Më”.
Shkruar dhe prodhuar nga Shqipe Malushi, Producente Ekzekutive dhe Drejtimi Artistik: Zana Hoxha, Regjisore: Arlinda Morina, Regjisor Kontribuues: Burim Haliti, Mahiema Anand, Arzana Pireci, dhe Jeton Pireci, Drejtor i Fotografisë: Michael Stoeger, xhirimet e luftës dhe video klipet: Nafis Lokvica, Montazha: Arlinda Morina dhe Berat Kryeziu, Grimi dhe Kostumografia: Ganimete Sava, Droni: Visar Selimi, Muzika dhe Kënga Origjinale: Memli Kelmendi dhe Shqipe Malushi, Vokaliste: Klea Dina, Zgjedhja muzikore dhe Zërimi: Samer Agolli, Ngjyrat: Rron Ismajli dhe Dizajni: Arber Matoshi.


Donatorët dhe Përkrahësit: Fondacioni Joseph Handleman “Besoj në Ty”, (SHBA), Fondacioni Global Shqiptar, (SHBA), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Kosovës; SIGMA-Grupi i Sigurimit nga Vienna, Artpolis- Qendra për Art dhe Komunitet, si dhe OPDMK, Kino Armata, Anibar-Kino “Jusuf Gërvalla”, Peja, dhe Komuna e Pejes-Departamenti i Kulturës.

Ky event/projekt gjithashtu mbështetet nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Sponsor Gjeneral Buçaj SH.P.K.

#artpolis #unite #16DaysOfActivism #art #activism #womenrights #prishtina #peja

0Shares