Aktivizëm Mësim Jo Ngacmim

“Du Studime, Pa Ngacmime!”, takim avokues me përfaqësues të studentëve

26 Maj, 2026

25.05.2026

Artpolis zhvilloi takim avokues me përfaqësues të organizatave studentore dhe Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, në kuadër të angazhimit për avancimin e zbatimit të Rregullores për Parandalimin e Ngacmimeve Seksuale dhe Ngacmimeve në UP.

Në takim morën pjesë Venera Ismaili dhe Drilona Hamiti nga Artpolis, Dr. Ariana Qosaj-Mustafa, eksperte në politikat publike, sundimin e ligjit dhe barazinë gjinore, Melisa Kadolli nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), përfaqesues të organizatave studentore Reforma dhe Studim Kritik Veprim, si dhe anëtarë të Parlamentit Studentor.

Gjatë diskutimit u prezantua puna shumëvjeçare e Artpolis në fushën e parandalimit të ngacmimeve seksuale në UP, duke rikujtuar procesin e hartimit të Rregullores në vitin 2021, sfidat që kanë përcjellë zbatimin e saj, si dhe nevojën urgjente për avancim të mekanizmave mbrojtës për studentët/et.

Fokus i takimit ishin disa prioritete konkrete që synohen të shtyhen përpara deri në fillim të vitit të ri akademik 2026–2027:

·       Përmirësimi i mekanizmave raportues për ngacmime seksuale;

·       Promovimi i rregullores dhe informimi më i madh i studenteve/ëve;

·       Fuqizimi i studenteve/ëve për raportim.

Përfaqësuesit studentorë shprehën mbështetje të plotë për bashkëpunim dhe u zotuan që ta shtyjnë përpara në Senat propozimin që informacioni për ngacmimet seksuale dhe mekanizmat raportues të përfshihet në kontratat e studentëve.

Artpolis mbetet e përkushtuar në forcimin e mekanizmave mbrojtës dhe nxitjen e përgjegjësisë institucionale, me qëllim që Universiteti të jetë një hapësirë e sigurt, gjithëpërfshirëse dhe dinjitoze për çdo student/e.  

You may also like