Artpolis

“Edukimi i grave të reja mbi feminizmin” në Ferizaj

26.09.2022

Artpolis ka mbajtur më 26 shtator, 2022 trajnimin “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin” në qytetin e Ferizajt.

12 vajza të reja ishin pjesë e këtij trajnimi të udhëhequr nga aktivistja dhe feministja Liridona Osmanaj.  

Përveç diskutimit aktiv vajzat patën rastin të mësojnë  mbi termet feministe, lëvizjet feministe, fushatat, e deri tek format që mund të ndjekin për të avokuar mbi barazinë gjinore dhe fuqizimin e vetes dhe të grave të tjera.

Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

#artpolis #kcsf #feminist #women #young #educating #activist

0Shares