“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
Aktivitetet Projektet Punëtoritë
20 Tetor, 2021
19.10.2021
Para nxënësve të shkollës “Xhemail Mustafa” në Prishtinë u prezantua shfaqja teatrore për fëmijë “Era e bllokuar”. Një shfaqje dedikuar problemeve mjedisore.
Kjo shfaqje është krijuar pas bashkëpunimit ndërmjet Artpolis dhe Shadoës and Clouds nga Maqedonia Veriore.
Çështjet e ambientit janë me rëndësi jetike për njeriun, prandaj duhet të edukojmë e mësojmë fëmijët si të përkujdesen për ambientin e të bashkëjetojnë me të. “Era e bllokuar” është një format i ri teatror që vjen përmes një kutie të zezë me katër vrima, hapësira përmes së cilës nxënësit shikonin shfaqjen, duke rritur kështu edhe kureshtjen e tyre.
Përveç shfaqjes, vend të rëndësishëm ka zënë edhe punëtoria me nxënësit e njëjtë që kanë shikuar shfaqjen. Nxënësit/et kanë shkruar e vizatuar në kartolina mesazhe për mbrojtjen e ambientit për bashkëmoshatarët e tyre në Maqedoni të Veriut, derisa kanë pranuar një të tillë nga shokët/shoqet e tyre anonim nga shteti fqinj.
Kjo shfaqje vjen si një proces hulumtimi ndërmjet Artpolis dhe Shadows and Clouds në kuadër të projektit CULTURE BOX, që është pjesë e nismës READ (Rrjeti Rajonal për Diversitet Kulturor) në zbatimin lokal të Institutit GOETHE në Shkup dhe LOJA.
#artpolis #art #community #theatre #Kosovo #Prishtinë #Shadows #Clouds #MaqedoniaVeriore