Broshurat FemArt Publikimet

Portofolio “FEMART ndër vite” 2013 – 2019

28 Tetor, 2019

Tetor 2019

FemArt – Festivali Ndërkombëtar i Artisteve dhe Aktivisteve

Filloi si një ambicje dhe dëshirë e madhe, për të vazhduar më tutje si një domosdoshmëri për shoqërinë e vendit dhe të rajonit dhe vijoi duke u shtri edhe më gjërë vetëm e vetëm për të plasuar art, solidaritet, humanizëm, paqë, liri, argëtim, gëzim, empati, fuqizim. Nisur nga vështirësitë me të cilat ballafaqohen gratë dhe grupet e margjinalizuara në Kosovë dhe rajon në baza të përditshme, ngritja nga këto vështirësi duke u përballur dhe duke i përmbysur normat sociale që i mbajnë ndër breza, Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis për shtatë vjet radhazi, që nga viti 2013, organizon festivalin që synim e ka luftimin e këtyre vështirësive. Kjo nismë e bukur e artit u bë skenë për tu dëgjuar zërat e artisteve dhe aktivisteve dhe qysh në edicionin e parë mori formën e një festivali prestigjioz.

Festivali vazhdon të jetë një platformë për inicimin dhe prezantimin e ideve dhe krijimeve që sjellin përpara konceptet e feminizmit dhe zhvillimet e tyre në Kosovë si dhe avokimin e të drejtave të barabarta dhe ndërtimin e paqës në rajon.

Motot e festivalit ndër vite, si “Ne nuk jemi ishull’, “E patrembur”, “Ti udhëheq”, “Me Liri Kundër Marrës”, etj. ishin inspirim dhe orientim i artisteve dhe aktivisteve për të shfaqur krijimet e tyre dhe për të ngritur apo luftuar çështjet që ishin aktuale për atë vit të edicionit. Të frymëzuar/a nga temat shoqërore dhe të drejtat e njeriut në Ballkan, ata/o u bashkuan në këtë platformë dinamike të festivalit dhe në mënyrë artistike e informuan publikun për problemet shoqërore me të cilat ballafaqohen gratë e Kosovës dhe rajonit.

Këtu mund ta shkarkoni dokumentin.

You may also like