Festivalet Festivali i të Rinjve

Festivali i Teatrit për të Rinj dhe të Reja 2020, Edicioni i 8-të- online

25 Dhjetor, 2020

15.12.2020 – 18.12.2020

Këtë vit, edicioni i 8-të i Festivalit të Teatrit për të Rinj dhe të Reja që u mbajt me 15 -18 Dhjetor, u organizua më ndryshe se herët e  kaluara, për shkak të situatës pandemike me Covid-19.

Për dallim prej viteve të kaluara, ku të gjitha pjesët teatrale u shfaqën në teatër para audiencës dhe jurisë, festivali i sivjetëm u zhvillua virtualisht në platformën www.teatriri.com, përmes së cilës publiku pati mundesinë ti shikojë të gjitha 20 video – dramat konkuruese, si dhe të votojë online. Përderisa, juria e zgjedhur profesionale e përbërë nga: Ilire Vinca – aktore, Dardan Kryeziu – psikolog dhe Kushtrim Shaipi – konsulent, dha vlerësimin e tyre përmes pikëve.

E veçanta e këtij edicioni ishte se, në vend të shfaqjeve teatrale festivali ka prezantuar video – dramat e krijuara në kushte pandemie, gjatë izolimit, nga shtëpitë e nxënësve të shkollave fillore, e që janë edhe pjesëmarrës të klubeve teatrale në 20 shkolla kampione të Kosovës. Këto video – drama kanë dalë si rezultat i punës së përkushtuar dhe të palodhshme të nxënësve, mësimdhënësve dhe 3 mentorëve të këtyre klubeve: Daniela Markaj – aktore dhe trajnere, Qëndresa Kajtazi – aktore dhe trajnere, Edlir Gashi – aktor dhe trajner, e që janë krijuar në kuadër të projektit “ArtEd – Rritemi përmes Artit në Arsimim” që përkrahet nga GIZ Kosovo, në emër të Qeverisë Gjermane.

Pas mbylljes së votimit online dhe vlerësimit të jurisë profesionale, me datë 18 Dhjetor u bë edhe mbyllja e festivalit. Ndërsa, shpallja e fituesve për tri çmimet e para si dhe Çmimi Special i Jurisë, u bë me datë 21 Dhjetor.  

Çmimet:

Vendi i parë: “Diskriminimi i personave me aftësi të kufizuara” – Klubi teatral i SHFMU ”Xhemajl Mustafa” – Prishtinë

Vendi i dytë: “Bullizmi” – Klubi teatral i SHFMU ”Asim Vokshi” – Prishtinë

Vendi i tretë: “Mos ma moho të drejtën!” – Klubi teatral i SHFMU  ”Zekeria Rexha” – Gjakovë

Çmimi Special i Jurisë – “Prit, prit – se ke shokë e shoqe” – SHFMU “Thimi Mitko”, Gjilan 

Ketu mund ti shihni te gjitha video dramat e 20 klubeve teatrale të shkollava kampione të Kosovës:  https://teatriri.com/

“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane”

You may also like