Aktivitetet Festivali i të Rinjve Forum Teatri Projektet

Festivali i Teatrit për të Rinj/Reja 2021, Edicioni i 9-të

9 Dhjetor, 2021

09.12.2021

Edhe këtë vit, sikurse në vitin 2020, për shkak të situatës pandemike me Covid-19, edicioni i 9-të i Festivalit të Teatrit për të Rinj dhe të Reja, do të mbahet online, jo në skenën teatrore siç ishte zakon ndër edicionet e kaluara. Platforma e dedikuar për prezantimin e shfaqjeve forum teatër www.teatriri.com ofron një hapësirë të sigurtë për tu shikuar dhe shijuar të gjitha perfomancat nga audienca virtuale.

E veçanta e këtij edicioni, për dallim nga viti i kaluar ku kishim video drama të performuara dhe xhiruara online, edicioni i 9-të vjen me performancë reale të nxënësve fizikisht para publikut por të xhiruara që më pastaj të shihen online.

Shfaqjet Forum Teatër janë rezultat i një procesi disa javor në mes të nxënësve të 20 klubeve teatrore të shkollave kampione të Kosovës, të themeluara nga Artpolis në vitin 2020, dhe mentorëve të klubeve, që njëherit janë aktorë profesionistë. Puna e përkushtuar dhe e palodhshme e nxënësve dhe e mentorëve, por edhe ndihma e mësimdhënësve dhe drejtorëve/eve të këtyre shkollave arritën që me sukses të krijojnë shfaqje teatrore, duke adresuar tema të ndjeshme sociale, por njëkohësisht edhe të zhvillojnë diskutim të gjallë me publikun që ishin prezent. Diskutimi ne mes te personazheve dhe publikut ka dhënë kontribut në komunikimin e lirshëm në mes të kategorive të ndryshme që ishin prezentë në hapësirat ku janë mbajtur shfaqjet, duke zhvilluar kështu mendimin kritik.

Shumica e shfaqjeve forum teatër janë prezantuar para publikut nëpër shkollat përkatëse, përderisa disa të tjera kishin fatin të prezantohen para publikut në skenat teatrore të vërteta, në bashkëpunim me institucionet lokale të qyteteve përkatëse.

Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane.

VOTIMI

Duke qenë se festivali ka karakter garues, përzgjedhja e shfaqjeve fituese do të bëhet përmes votimit të jurisë dhe publikut. Nga data 10.12.2021 – 12.12.2021, juria dhe publiku mund ti votojnë shfaqjet.

Edicioni i 9-të i Festivalit të Teatrit për të Rinj/Reja këtë vit do të ndajë 4 (katër) çmime:
• Çmimin e I-rë, II-të dhe të III-të, që do të votohen nga juria profesionale e përbërë nga: Anisa Ismaili – aktore, Visar Krusha – dramaturg dhe Dardan Kryeziu – psikolog.
• Çmimi i Publikut, që do të votohet online nga publiku/audienca virtuale e Faceebook-ut duke klikuar videon e preferuar në faqen: Travelling Theater for Children and Youth, prej dates 10.12.2021 deri me 12.12.2021, në ora 24:00.

Shpallja për shfaqjet fituese do të bëhet me 14.12.2021.

#artpolis#giz#shkollatkampione#forum#teater#youththeatrefest#ytf2021

You may also like