“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
17.01.2022
Artistja Fjolla Ferati ka prezantuar veprën e saj artistike “Fempire” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës më 17 janar 2022. Në këtë hapësirë “Fempire” do të qëndrojë për dy javë.
Diversiteti zë hapësirën kryesore në këtë projekt arti, i cili është punuar me vëmendje të shtuar. Gratë, si kategori tejet diverse janë bashkuar në një punim të vetëm për të theksuar se përkundër ndryshimeve që mund të kemi mes vete mund të bashkohemi në solidaritet. Prandaj, ato janë paraqitur në një vepër të përbashkët.
Në këtë vepër arti janë paraqitur pesë gra që rrëfejnë 5 histori të ndryshme. Secila dëshmon se si e kaluara përcakton të tashmen e shtron rrugën për të ardhmen. Secila grua paraqet një histori tërësisht të veçantë, por e përbashkëta e tyre është se secila nga to iu ka bërë ballë sfidave dhe bëjnë përpjekje të vazhdueshme për t’ia dalë mbanë, duke e pranuar së pari veten dhe pastaj edhe tjetrën si diçka të bukur. Dashuria për veten dhe pranimi i të ndryshmes është esencial për një jetë të plotë.
Shpresa qëndron tek përpjekja e secilës prej nesh!
Kjo iniciativë mbështetet nga Fondi për Artin Feminist i organizatës Artpolis, i cili përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
#artpolis #art #community #feminist #found #kcsf