“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
Aktivitetet Aktivizëm Punëtoritë
27 Shtator, 2022
27.09.2022
15 gra dhe vajza me aftësi të kufizuara kanë ndjekur trajnimin “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin” të mbajtur në qytetin e Prishtinës më 27 shtator, 2022.
Aktivistja dhe feministja Liridona Osmanaj ligjëroi për termet feministe, të drejtat e grave, lëvizjet feministe etj. Ky trajnim shërbeu si hapësirë e sigurt për këto gra dhe vajza të shprehin sfidat e shqetësimet e tyre.
Në këtë trajnim u zhvillua diskutim mjaft aktiv ndërmjet pjesëmarrëseve që ndanë ndërmjet vete ngjarje e histori të ndryshme inspiruese.
Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
#artpolis #kcsf #feminist #women #young #educating #activist