“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
29.04.2020 – 04.05.2020
Kjo ngjarje erdhi si rezulat i aktiviteteve online që Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis i mbajti me 88 nxënës të shkollave kampione të Prishtinës, saktësisht nxënësit e klubeve teatrale të këtyre shkollave, gjatë periudhës së izolimit si pasojë e virusit Covid-19.
Në vazhdimësi të aktiviteteve në distancë përveç të 6 video dramave të postuara në faqen e Facebook-ut: Travelling Theater for Children and Youth, këto 6 klube iu nënshtruan edhe një prezantimi mbi njohuritë bazike të platformës digjitale për dizajn – Canva. Atyre iu dha detyrë që të krijonin nga një poster me temën: teatri.
E për ta bërë më atraktive dhe më interesante mësimin online, këto postera u publikuan në Facebook. Nxënësit u sfiduan me një garë ku 4 posterat më të pëlqyera nga audienca e faqes Treavelling Theater for Children and Youth u shpërblyen me nga një libër.
Projekti “ArtEd – Rritemi përmes artit në arsimim” përkrahet nga German Development Cooperation, implementohet nga GIZ në bashkëpunim me Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis.
“Klubet e Teatrit në 20 Shkolla Kampione janë krijuar me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim (GIZ) përmes OJQ Artpolis”.