“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
5 Qershor, 2024
2 – 4.06.2024
Projekti “Gratë e reja për paqe” është pjesë e programit Gratë ndërtojnë Paqen që përfshin Shkollën Pranverore Feministe. Artpolis, në bashkëpunim me organizatën simotër dhe partneren udhëheqëse të projektit, Alternative Girls Center, përfunduan me sukses planifikimin strategjik për programin e paqes nga datat 2-4 qershor, 2024.
Kjo fazë vendimtare përfshinte seanca intensive për të përmirësuar objektivat, aktivitetet dhe metodat tona promovimin e paqes përmes parimeve feministe.
Anëtaret e bordit të Alumni Network të Shkollës Prenaverore Feministe, Marija Jakovljević dhe Mirishahe Syla, i udhëhoqën këto diskutime komplekse për të siguruar plan gjithëpërfshirës dhe sa më të sigurt për Shkollën Pranverore Feministe. Përderisa anëtaret e tjera të bordit, Tamara J., Isidora, Merita, Tamara M. si dhe stafi i Artpolis së bashku me stafin e AGC gjatë punëtorisë dhanë kontributin maksimal duke zhvilluar ideja dhe propozime në mënyrë që kjo shkollë të arrijë kulmin e zhvillimit. Poashtu, rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe përkthyeset Fatmire Muratoviq dhe Teuta Gaxha, të cilat si pjesë e kësaj shkolle që nga themelimi këtë proces të bashkëpunimit ato e bënë edhe më produktiv.
Ky aktivitet u organizua nga Alternative Girls Center dhe Artpolis me mbështetje nga National Endowment for Democracy