Shpalljet

“Kultura pa kufij” hap dyert për artistët e rinj

2 Shkurt, 2024

Nëse jeni një artist/e i/e ri/e në kërkim të frymëzimit, zhvillimit artistik dhe ndërtimit të urave midis kulturave, aplikoni për programin “Kultura pa kufij” dhe bëhuni pjesë e një komuniteti artistik të paharrueshëm!

Pse të aplikoni:

Shkëmbimi ndërkulturor: Programi ofron një mundësi unike për të takuar dhe bashkëpunuar me artistë të rinj nga kultura të tjera, gjë që mund të rezultojë në projekte artistike frymëzuese.

Zhvillimi profesional: Pjesëmarrja në ligjërata të ekspertëve, biseda me artistë të njohur dhe puna praktike mundësojnë përvetësimin e njohurive të reja dhe zhvillimin e aftësive artistike.

Kolonia Kreative: Punëtoria pesëditore ofron kushtet dhe mjetet për të krijuar vepra arti që artistër do ti  promovojnë.

Ekspozita dhe shfaqje: Punimet tuaja do të ekspozohen ose shfaqen në disa qytete, duke ofruar një mundësi për shikueshmëri të gjerë duke kontribuuar në diversitetin kulturor.

Shpenzimet e mbuluara: Organizatorët mbulojnë shpenzimet e udhëtimit, akomodimin, ushqimin dhe tarifat e hyrjeve në muze, duke e bërë këtë program të përballueshëm dhe mbështetës për artistët e rinj.

Lidhja me aktorët e kulturës: Rrjeti i kontakteve që do të krijoni në Beograd, Novi Sad, Prishtinë dhe Prizren mund të hapë dyert për mundësitë e ardhshme profesionale.

Inkurajimi i diversitetit: Programi inkurajon artistët me aftësi të kufizuara dhe ata nga qytetet më të vogla, zonat rurale, komunitetet e margjinalizuara dhe/ose të privuara, në fillimin e një historie të re kulturore.

Programi “Kultura pa kufij” u dedikohet artistëve të rinj në sektorë të ndryshëm, të cilët janë të interesuar të angazhohen aktivisht në projekte të përbashkëta artistike dhe të krijojnë dhe zhvillojnë lidhje kulturore. Gjuhët e punës janë serbisht, shqip dhe anglisht.

Programi “Kultura pa kufij” përbëhet nga tre veprime të ndërlidhura:

(1) Shkëmbimi ndërkulturor është një udhëtim studimor edukativ dhjetëditor për 16 artistë të rinj që do të zhvillohet nga 22 mars deri më 1 prill 2024 – (Beograd, Novi Sad, Prishtinë, Prizren). Pjesëmarrësit do të marrin pjesë në ligjërata nga ekspertë përkatës, do të marrin pjesë në biseda frymëzuese me artistë të njohur, do të vizitojnë institucionet kulturore dhe do të lidhen me punëtorët e kulturës. Gjatë vizitës studimore do të punoni me mentorin për konceptimin e veprave të artit që do t’i realizoni në hapin tjetër – gjatë Kolonisë Kreative.

(2) Kolonia Kreative – Një punëtori pesë-ditore ku artistët do të mund të fokusohen në krijimin e veprave të artit me fondet e siguruara dhe ndihmën e mentorëve. Buxheti është i kufizuar dhe do të përpunohet gjatë punëtorisë.

(3) Ekspozita lokale të veprave të artit (ekspozitë e përbashkët e veprave të realizuara në Beograd, Prishtinë dhe në një qytet tjetër).

Organizatorët mbulojnë shpenzimet e pjesëmarrjes, duke përfshirë:

● Shpenzimet e udhëtimit

● Akomodimin

● Ushqim dhe pije freskuese

● Vizita në institucione kulturore

Kushtet e pjesëmarrjes në program përfshijnë:

● 18-35 vjeç

● Statusi i një artisti të ri apo ende i/e pa konsoliduar

● Njohja e të paktën dy gjuhëve të punës së programit, duke përfshirë edhe gjuhën amtare

● Interesi për pjesëmarrje aktive në vendosjen dhe zhvillimin e lidhjeve kulturore ndërmjet dy komuniteteve dhe projekteve të përbashkëta artistike

Inkurajojmë të gjithë artistët e rinj dhe të pa konsoliduar që plotësojnë kriteret e mësipërme të aplikojnë për pjesëmarrje.

Ju lutemi dorëzoni aplikimet tuaja deri më 29 shkurt 2024 në orën 23:59. Formularin e aplikimit mund ta gjeni këtu.

Programi “Kultura pa kufij” për artistë të rinj është dizajnuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi (HO), dhe që nga viti 2023 zbatohet në bashkëpunim me organizatën Artpolis nga Prishtina dhe me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

You may also like