“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
26.06.2024
Në mbrëmjen e 26 qershorit, në zyren e Artpolis të rinj dhe të reja u mblodhën për të shikuar dhe diskutuar mbi filmin “After” me regji të Georgina Creebin.
Njerëzit shpesh flasin për tmerret e sulmit seksual, por shumë njerëz harrojnë se pasojat mund të jenë po aq të këqija, nëse jo më keq. Ky film përshkruan ato përvoja përmes regjistrimeve fjalë për fjalë të vajzave dhe djemve që kanë përjetuar sulmin seksual dhe synon të ndihmojë njerëzit të dinë se si të ndihmojnë dikë që e kalon atë.
Një film është një mënyrë e mirë dhe efektive për të nxitur diskutim, dhe për të kuptuar edhe pikëpamjet e të rinjëve për ngacmimet dhe sulmet seksuale.
Nata e filmit u organizua nga Artpolis në kuadër të projektit “Humanrightivism” përkrahur nga Ambasada e Suedisë në Kosovë dhe implementuar nga Community Development Fund – CDF