Aktivitetet Aktivizëm Punëtoritë

Në Han të Elezit mbahet trajnimi “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin”

30 Shtator, 2022

30.09.2022

Artpolis ka realizuar më 30 shtator, 2022 trajnimin “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin” në Shtëpinë e Kulturës në Komunën e Hanit të Elezit.

24 vajza të reja të Hanit të Elezit kanë zhvilluar njohuritë e tyre rreth feminizmit, duke ndarë mes vete sfidat e problemet me të cilat ballafaqohen në përditshmëri.

Ligjëruese e këtij trajnimi ishte aktivistja Liridona Osmanaj, e cila foli për termet feministe, valët e feminizmit, lëvizjet e fushatat feministe, si dhe format e mënyrat që vajzat mund të ndjekin për t’u fuqizuar, e të fuqizojnë të tjerat.

Përveç kësaj vajzat kanë mbajtur edhe një kuiz, e lojëra të tjera argëtuese përmes së cilës mësimi feminist bëhet edhe më kuptimplotë.

Ky trajnim u realizua edhe me mbështetjen e Komunës së Hanit të Elezit.

Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

#artpolis#kcsf#feminist#women#young#educating#activist#artpolis#kcsf#feminist#women#young#educating#activist

You may also like