Artpolis

Në Prizren u mbajt trajnimi “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin”

07.12.2021

Trajnimi “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin” ka vazhduar edhe në qytetin e Prizrenit.

Më 7 dhjetor, 2021 në ambientet e organizatës Feminae vajzat nga ky qytet patën rastin të mësojnë, diskutojnë e të prekin tema të cilat i shqetësojnë.

Nën ligjërimin e aktivistes dhe feministes Liridona Osmanaj këto vajza mësuan më tepër për feminizmin, definicionet, historinë e lëvizjeve feministe në botë, si dhe zhvillimin e feminizmit në Kosovë e mundësinë që ato të kontribuojnë në aktivitete të ndryshme.

Ato mësuan edhe se si mund të angazhohen për fuqizimin e vetes dhe të vajzave të tjera, metodat e format që sot mund të aplikohen.

Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).

0Shares