Artpolis

Nga edicioni i 5-të i festivalit FemArt me shumë dashni…

Një edicion befasues, një edicion me shumë energji pozitive, ngjyra, harmoni, diversitet, krijimtari dhe miq e mikesha.

Ishte ky edicioni i 5-të i festivalit më të madh feminist në Ballkan, FemArt që edhe këtë vit arriti të bashkojë artiste dhe aktiviste nga mbarë bota dhe të sjellë artin bashkëkohor në zemrën e Kosovës.

FemArt për shtatë ditë radhazi u shtri në dy komuna të Kosovës, Prishtinë dhe Mitrovicën e Veriut, në 11 lokacione dhe promovoi mbi 41 aktivitete kulturo/sociale.

Natën e parë e hapëm pa fjalime, pa fjalë të mëdha, vetëm në dritat e performancave dhe fytyrat entuziaste të publikut tonë të mrekullueshëm.

FemArt nisi me aktivisten Agnesa Qerimi e cila solli një Stand Up Komedi- duke e zbërthyer aktualitetin dhe duke riaktualizuar tema të ndjeshme të shoqërisë sonë. Agnesa përmbledhi konceptin e festivalit, problemet që hasin feministet, dallimet që u bëhen komuniteteve LGBTI dhe minoriteteve etnike. Por, duke mos lënë anash pa e kritikuar politikën dhe individët të cilët nuk e pranojnë ndryshimin , por që thirren në emër të të drejtave të barabarta, kundër diskriminimit dhe respektimit të ligjit. Stan Up Komedia, e mbushur me plotë sarkazmë dhe ironi pëfolë po ashtu eksperiencat e saj personale, prej kohës kur profesori në vitin e parë të studimeve, për një të qeshur, i kishte thënë se ajo i takon grupit të vajzave që nuk do ta përfundojnë fakultetin dhe do të përfundojë e martuar në moshë të re, e deri tek reagimet ndaj eksperimenteve të saj ku paraqitej si anëtare e komunitetit LBGTI.

Ndërkaq, koreografja Rreze Qerreti për herë të parë në Kosovë shpalosi punën e saj artistike theu heshtjen mbi femicidin me dans teatër duke e bërë publikun të njihet më këtë zhanër të kërcimit dhe të ngriten në këmbë nga magjia.

Më pas filmi “Heshtja” portretizoi përjetimet e refugjatëve të cilët ndjehen të përjashtuar dhe shpesh pa identitet, të ikur nga  kohët luftës. Po ashtu, filmi shtjellon edhe temën e përballjes me frikën për humbjen e të afërmëve të cilët vuajnë nga kanceri, temë aktuale në gjithë botën dhe që ka prekur secilin nga ne. Filmi drithëroi të gjithë duke i bashkuar të gjithë në magjinë e solidaritetit. Përmbyllja e natës së parë u bë nën tingujt e muzikës së Dj Jehonës dhe kokteijt të përgatitur enkas për mysafirët e festivalit në teatrin Oda. Patjetër që mysafirët patën rastin të njihen nga afër me artistet dhe të shijojnë muzikën spirtuale të Jehonës.
Takimi me Poeten – Qibrije Demiri – Frangu dhe Naime Beqiraj solli ngjyra artistike dhe shumë poezi shqipe që u dedikoheshin forcës së gruas. Po ashtu, poezitë e poetes u lexuan edhe nga aktoret Melihate Qena dhe Anisa Ismaili të cilat sollën emocion dhe ngjyra artistike në fytyrat e të pranishmëve . Gjatë këtij paneli artistik publiku ishte interaktiv dhe diskutimet qenë të frytshme, ku përmes artit të të shkruarit u shpalos historia e grave të cilat e nisën luftën kundër partiarkatit në vendet shqipfolëse.

Camilla Sandri dhe Samuel Nicola Fuscà nga Italia performuan “Zarët”, shfaqje kjo që thelloi enigma mbi lojën e artistes. Zari, si simbol i numrit të madh të mundësive, shanseve, përleshjeve dhe rreziqeve, por i sjellë nga jeta, përhapet në shfaqje, duke provuar të bartë publikun me empati të plotë për të dhe shfaqjen. Gjithashtu, artistët në njërën nga ditët e festivalit realizuan art në rrugë me titull “ Fearless” duke i bërë kalimtarët pjesë të shumë sfidave argëtuese.

Koncerti nga grupi “The Lovers” ndezi atmosferën dhe të gjithë të pranishmit në teatrin Oda ulërinin nga dëshira dhe vallëzonin mbi këngët e përzgjedhura të grupit.

Komuniteti Termokiss me premierën e tyre “DETAJET EKZISTOJNË; KUJTIMET, NDRIÇIMI I KUJTIMEVE; MUZGU EKZISTON; PAPAVER SOMNIFERUM EKZISTON; NJEJTËSIMI, VETMIA EKZISTON; DHE E ARDHMJA, E ARDHMJA?” shpalosën kreativitetin e tyre krijues në njërin prej bunkerëve të Prishtinës duke e kthyer këtë ambient në një shtëpi artistike nën dritën e qirinjëve dhe fotografisë lëvizëse të krijuar nga artistja Sihana Shalaj dhe kuatorja Njomza Dragusha.

Një natë iu kushtua muzikës klasike në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, me koncertin e TRIODESOPRANO-së së Alberta Tronit, Erëmira Çitakut dhe Jeta Çitakut. Koncerti mblodhi të gjitha moshat, ndërsa muzika që rrëmbeu zemrat e publikut qe e përzgjedhura nga marianërt e muzikës klasike.

Shfaqja teatrore “VET E KA LYPË” nga Serbia udhëtoi në Kosovë për të përshkruar situatën e grave dhe ndikimin e patriarkatit në jetët e tyre dhe ngjashmëritë e femicidit të Serbisë me atë të Kosovës. Arsyeja e realizimit të këtij projekti është dhuna ndaj grave. Projekti është dizajnuar si një omnibus i përbërë nga tregime, monologë, rrëfime dhe poezi të atyre që kanë vdekur. Rrëfimi është në vetën e parë dhe interpretua nga 5 aktore të cilat luajnë viktimat, armët, rolin e medieve në këto trazira, fermentimin e lidhjeve ndërpersonale dhe vetmisë.

Koncerti i Elsa Rraqit “Unë jam Dritë” bëri publikun të qetësohej nga zëri i çiltër i këngëtares dhe bendit të saj të mrekullueshëm. Ani pse të rinj në moshë dhe të rinj në botën e muzikës, arti i tyre qe premtues dhe frymëzues për të gjithë.

EKSPOZITA FOTOGRAFIKE – “FEMËRZIM” nga Ivana Dervishi e cila erdhi nga Tirana për ta shpalosur historinë e gruas së fortë shqiptare përtej kufijve, traditave, të bëmave, shtypjes. Fotot e saj përquan emocione sa një mijë fjalë.

“JOGA, DASHNI DHE MEDITIM”  me instruktoren: Suada Pajazitin relaksoi të pranishmit në parkun e Gërmisë me pozat e shtrirjes së muskujve dhe energjisë së këndshme që s’gjendet çdoku. Pjesëmarrësit e vlerësuan pozitive një iniciativë të tillë në kuadër të një festivali arti, njëherësh FemArt-i u çmua që po promovon gjithmonë aktivitete të nevojshme, interesante dhe me vlerë.

Shfaqja – “Burrnesha” e regjisores Valbona Xibri e interpretuar nga aktorja Maryna Ivashchenko ngjalli emocion dhe solidaritet për gratë të cilat sakrifikuan identitetin e tyre në viset malore për të mos ju nënshtuar burrave. Bukuria e dhimbjes u transmetu në skenë dhe në ekranin e madh përms një dokumentari të inskenuar.

Slam Poezia që erdhi premierë për festivalin FemArt,  “NUK TUTNA MA!” nga  Adelina Tërshani përfoli temat dhe tabutë e shoqërisë sonë, përqeshi mendësinë dhe revoltoi publikun. Adelina si gjithmonë e guximshme zhveshi petkun e krenarisë së shumë burrave të cilët shtiren dhe akuzojnë gratë për patriarkalitetin e tyre. Provokoi publikun me guximin e saj, drithëroi mysafirët me historitë e ngacmimeve seksuale që u bëhen vajzave çdo ditë në rrugë, theun heshtjen e të pajtuarit me realitetin duke kërkuar ndryshime. Ndryshime bazike, ndryshime që nuk vijnë nga ligjet, por nga iniciativa dhe aktivizmi. Performanca e saj u pëlqye aq shumë sa që bëri bujë edhe në rrjetet sociale, me komente pozitive dhe mbështetje për t’u bashkuar drejtë ndryshimit.

Performanca teatrore PREMIERË “SMELLS LIKE WOMEN” shkëputur nga Monologjet e Vaginës erdhi në jetë nga aktoret: Rita Thaqi, Margarita Ukaj, Elmedina Jashari, dhe Vjosa Fusha. Shfaqja rrëmbeu zemrat e publikut, i bëri të qesh dhe të lëndojë ata që pajtohen me realitetin.

Ekspozita personale – “Unë jam vajzë nga fshati” në Mitrovicën e Veriut grumbulloi të rinj e të reja nga të gjitha komunitetet. Shpalosi rëndësinë e bashkimit dhe mentalitetin rajonal që nuk njeh etni.

Rikthimi i Vjollcat Robelli- Mripës në muzikë pas një dekade me LIVE KONCERT në kuadër të festivalit FemArt me dy këngë premierë “Burrnesha” dhe “Zare”.

Kënga “Burrnesha” është tregim prekës, por në të njëjtën kohë është edhe tregim inspirues për karakterin e gruas së fortë, e cila hedh poshtë marrëveshjet fisnore të një martese të aranzhuar për të fituar lirinë personale, përderisa sakrifikon mundësinë që të ketë fëmijë e të ndërtojë familjen e saj, ajo vendos të jetojë si Burrneshë. Ndërsa, kënga “Zare” është një riinterpretim i një kënge shumë të dashur folklorike, me një ngjitje eklektike të përzierjes së influencave, duke mbajtur shqiptimin melodik të origjinalit, shkruan “Zëri”.

Performanca teatrore nga Gypsy Wheels mblodhi të gjitha komunitetet në sallën e teatrit Oda duke treguar për rrugëtimin e vështirë të komunitetit romë dhe përbuzjes së tyre nga shoqëria, për lojën, muzikën dhe të mirat që ky komunitet i ka dhënë botës. Performanca tregoi për mos pranimin e komunitetit romë nga bota, për dhimbjet, por edhe bukuritë që ky komunitet i sheh në të keqen e fatit.

Rreth paneleve të diskutimeve dhe punëtorive të cilat transmetuan mesazhet e tyre feminist, guximin që duhet për të ndryshuar realitetin në qoftë se nuk na pëlqen, profesionalizmin e aktivisteve dhe aktivistëve të cilët vinin nga mbarë bota, historitë e suksesit dhe mbi të gjitha përcollën mesazhe të kapshme ku publiku u nda mjaft i kënaqur. Këtu përfshihen: Punëtoria-  “Shëndeti Riprodhues dhe Seksual i Vajzave dhe Grave” – Ana Rizescu; Punëtoria -“Arti si inspirim për Teknologjinë”- Prezantues/e: Abetare Gojani dhe Leart Zogjani; FERDONIJA – Film Dokumentar dhe Panel me: Ferdonie Qerkezi, Eli Krasniqi, Gazmend Bajri, Shkurta Dauti dhe Ardiana Shala (Prishtina) Punëtoria – DIY – Bone vet – JCODERS ACADEMY; Panel Diskutimi – FEMINISTE FANTASTIKE – Vajzat promotore të paqes, me: Jelena Memet, Jetbardha Selmani, Anita Dragosavac, Liridona Osmanaj, Minja Marđonović, Fjolla Vukshinaj. Kosovë/Serbi  dhe Sara Šaljič nga Bosne dhe Hercegovinë; Punëtori “Shkrimi Kreativ” nga Ervina Halili dhe Shpetim Selmani.

Paneli i diskutimit dhe Ekspozita – Storie nga Ballkani- Sfidat e komunitetit LGBTQI në rajon.
Panelistë: Bekim Asani, Maqedoni, Blert Morina, Kosovë, Vasilika Laci, Shqipëri, Stefan Bugdanov, Bullgari dhe Zana Hoxha Krasniqi Punëtoria “Forum Teatri si Mjet për Ndryshim Social” nga Driada Matoshi dhe Lulzim Bucolli; Panel Diskutimi “Roli i Avokatit të Popullit në Avancimin e të Drejtave të Gravë në Kosovë”, panelist/e: Hilmi Jashari, Ariana Qosaj – Mustafa , Donjeta Kelmendi dhe Adelina Berisha; Panel – MODELET E FEMINIZMIT
Paneliste: Delina Fico, Shukrije Gashi dhe Igballe Rogova; Punëtori – “Trupi im, vendimi im”- Mitrovicë Veriore; punëtori “Integrimi i Perspektivës Gjinore në Kulturë dhe Art” nga Mimoza Paçuku dhe Erblin Ajdini, PEN.

TRIBUNA ME MIKESHAT “POLITIKAT GJINORE NË UP”, paneliste: Vjollca Krasniqi, Besa Shahini, Nita Luci, Jeta Berisha dhe Venera Čočaj

Paneli i Diskutimit “Gratë që e bëjnë dallimin në sport” me: Geta Beqa, Daulina Osmani, Vlona Maloku, Zërina Shatri, Shehrije Gërbeshi dhe Alisa Hasanin, Punëtoria “Adresimi i dhunës në baza gjinore” nga Valdete Idrizi; Paneli i diskutimit “Çfarë Sjellë Marrëveshja e Stabilizim Asociimit Për Gratë në Kosovë?”, paneliste: Anila Statovci – Demaj MEI, Jeta Krasniqi – KDI, Nora Latifi Jashari – GAP, Donika Emini – KCSS dhe Iliriana Banjska – RRGGK.

Ndërsa, filmat të cilët u shfaqen gjatë këtyre ditëve u përzgjodhën nga selektuesja e festivalit, regjisorja More Raça, të cilët ndërtoheshin kryesisht nga tematikat aktuale që flisnin mbi jetën sociale:

“Pse kërcej” – Regjisore: Melanie Zoey Weinstein, SH.B.A – 7’min.
“Vëzhguesi” – Regjisore: Noa Gusakov, Jerusalem – 18’ min.
“Hux” – Regjisore: Mageina Tova, Angli – 12’ min.
“Nëna e mirë” – Regjisore: Sarah Clift, Angli – 5 min.
“Oh, ji e gëzuar” – Regjisore: Susan Jacobson, Angli – 14 min.
“Duke humbur bregun nga sytë”- Regjisore: Sara Moshman, SH.B.A – 91’min.

Ndërsa, e ftuara speciale e festivalit ishte ambasadorja muzikore e paqes FARAH SIRAJ e cila në bashkëpunim me tre instrumentistë kosovar performoi JAZZ Spiritual me Motive Flamenko dhe Arabe, duke e bërë natën e mbylljes së festivalit të magjishme, shpirtërore dhe melankolike deri në edicionin e ardhshëm.

 

Festivali FemArt provomon vlera të artit dhe aktivizmit, ndërsa për pesë vite radhazi nuk lejoi që hapësira e rezervuar për art të rëmbehet nga politika.

“FemArt këtë vit e ka bërë publikun për vete përmes programit kualitativ dhe të veçantë, diversitetit të temave dhe publikut, krijimit të të hapësirës së sigurt për të qenë vetëvetja dhe të qenit të PA TREMBUR, ani pse organizuar në një kohë sfiduese”, për fund shtoi drejtoresha ekzekutive e festivalit, znj.Zana Hoxha Krasniqi.

Ky festival nuk do të ishte i mundur pa publikun e mrekullueshëm që besoi në punën tonë, pa duartrokitjet dhe dashurinë e tyre. Faleminderojmë të gjithë ata/ato që bënë të mundshme të shpërndahet magjia e solidaritetit, diversitetit, sakrificës, kontributit, krijimtarisë, aktivizmit, artit bashkëkohor dhe energjisë pozitive!

Ky festivali u përkrahë nga donatorët: Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, Kvinna till Kvinna, UNFPA, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ambasada Amerikane në Prishtinë, UNWOMEN, Komuna e Prishtinës, Koalicioni K10, Unë e du Kosovën, Ipko Foundation.

Sponzorët Medial: Kultplus, Klan Kosova, RTK, Telegrafi, Kosovalive.

Partnerët Institucional: Teatri Oda, Qendra Informative dhe kulturore e BE (EUICC), Teatri Dodona, PEN, Galeria Monet dhe JCoders Academy.

 

Me shumë dashuri…

Mirë u takofshim vitin e ardhshëm!

FEMART TEAM

artpolis

0Shares