“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
22-25 shtator, 2021
Nxënësit e 20 shkollave kampione kanë pasur rastin të mësojnë më tepër për dramaturgji nën ligjërimin e dramaturgëve Fadil Hysaj e Visar Krusha.
“Punëtoria online për dramaturgji” u mbajt më 22-25 shtator, 2021 në kuadër të projektit ArtEd – Rritemi përmes Artit në Arsimim – Fuqizimi i 20 klubeve teatrore të shkollave kampione.
Të ndarë në katër grupe, mbi 40 nxënës morën mësime të përgjithshme mbi dramaturgjinë, duke i mësuar elementet bazë të saj. Gjatë këtyre sesioneve përveç ligjërimit teorik për nxënësit, ata/ato patën rastin ta shprehin talentin e tyre në shkrim duke sjellë dramat e tyre para mentorëve Fadil Hysaj e Visar Krusha.
“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane”