“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
Aktivitetet Panelet e Diskutimit Projektet
10 Dhjetor, 2021
10.12.2021
Në kuadër të “16 Ditët e Aktivizmit” sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u mbajt paneli i diskutimit “Rregullorja kundër Ngacmimit Seksual në UP u aprovua. Si të vazhdojmë në 2022?”.
Paneli u hap dhe u moderua nga Ariana Qosaj-Mustafa, Kryetare e Bordit të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), kurse Naser Sahiti , Rektor i Universitetit të Prishtinës kishte fjalën përshëndetëse.
Studentët e Universiteti të Prishtinës diskutuan lidhur me rregulloren dhe mbi atë se si të ecim përpara, si të veprojmë ne 2022 në adresimin, parandalimin dhe luftimin e ngacmimeve seksuale brenda UP-se bashkë me panelistët:
– Ardian Gola, Kryetar i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë dhe Sport
– Nermin Mahmuti, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondit për Zhvillim Komunitar
– Zana Hoxha, Themeluese / Drejtoreshë e Artpolis dhe Festivalit FemArt
– Luljeta Demolli, Drejtoreshë Ekzekutive në Oendren Kosovare për Studime Gjinore.
– Vjollca Krasniqi, Profesoreshë e sociologjisë dhe bashkëkryesuese në Oendrën për Studime dhe Hulumtime Gjinore, UP
– Dibran Hoxha, Koordinator i aktiviteteve në ORCA, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim
Ky aktivitet organizohet nga Artpolis në kuadër të projektit “Humanrightivism” implementuar nga Community Development Fund – CDF dhe mbështetur nga Embassy of Sweden in Pristina.