Artpolis

Performanca Forum Teatër "Stigma – Kërko të drejtën tënde"

Performanca Forum Teatër “Stigma- Kërko të drejtën tënde” që trajton një temë të ndjeshme kolektive, një temë që ka prekur gati çdo vend të dalë nga konflikti, çdo vajzë, grua apo familje që i kanë mbijetuar dhunës seksuale.

Një histori që s’ka fjetur kurrë në mendjet e atyre që u ka ndodhur, një truamë kolektive që ka pëlotur burra, gra dhe fëmijë, që ka gjujnëzu një komunitet dhe që vazhdimisht kërkohet drejtësi për të gjitha ata/ato të cilat bashkjetojnë me këtë ngjarje.

“Stigma – Kërko të drejtën tënde” shpalosë një histori familjeje, të të mbijetuarës të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe përballjes së saj me stigmatizimin nga shoqëria, në këtë rast nga një burrë që beson në drejtësi kur bëhet fjalë për të, njëherësh duke dënuar edhe dy të rinjë të cilët janë bashkuar në emër të dashurisë.

Kjo performancë është planfikuar të shfaqet në shtatë komuna të Kosovës, prej të cilave në tri tashmë është prezantuar, si: Lipjan – Qendra Korrektuese e Lipjanit për të rinjë dhe gra, Pejë – Teatri i Qytetit “Istref Begolli” dhe Mitrovicë – Universiteti i Mitrovicës, Fakulteti i Edukimit, ndërsa pritet të udhëtojë edhe në qytetin e Gjilanit, Prizrenit, Gjakovës dhe Prishtinës.

Një shfaqje emocionuese që është mirëpritur ngrohtësisht nga publiku duke bashkuar të rinjë dhe të reja në luftën kundër diskriminimit, një shfaqje që ka përlot publikun, si dhe i ka njoftuar nga afër me fenomenin që përballet çdo vend i dalur nga lufta.

Sinopsisi: Pasi që zbulon se biri i saj Dreni është dashuruar me një vajzë nga Prishtina, Mira kthehet Kosovë për herë të parë pas 18 viteve të kaluara në Angli. Edhe pse e përgatitur të ballafaqohet me të kaluarën, ajo befasohet nga një takim i planifikuar që merr një kahje tjetër nga qëllimi fillestar.

Regjia dhe facilitatorë: Lulzim Bucolli
Aktorë: Anisa Ismajli, Kushtrim Qerimi, Qendresa Kajtazi, Gani Rrahmani.

Kjo shfaqje është krijuar në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive”, Projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, zbatuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis, në partneritet me Zyrën e Avokatit të Popullit.

artpolis

11Shares