Artpolis

Pjesa e dytë e Shkollës Pranverore Feministe

1-4.12.2022

Pjesa e dytë e Shkollës Pranverore Feministe, i mblodhi 18 gra të reja nga Kosova e Serbia në Vrnjaçka Banjë/Serbi, për të dëgjuar ligjëratat e aktivisteve dhe feministeve të njohura nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, nga datat 1-4 dhjetor 2022.
Katër ditë të punëtorisë ishin të mbushura plot me aktivitete, ndërveprim, informata, shoqërim, argëtim e rrjetëzim.


Shkolla Pranverore Feministe, iu shërbeu vajzave të shkëmbejnë njohuritë dhe kulturën e dy vendeve, gjithmonë duke kujtuar të kaluarën jo të largët të luftës në Kosovë dhe duke i kujtuar inicimet dhe aksionet e organizatave dhe aktivisteve gra të të dy vendeve në ndertimin dhe ruajtjen e paqes.


Ligjëratat, prezantimet, puna në grupe, aktivitetet fizike relaksuese dhe energjike, gjithashtu edhe aktivitete tjera përmes lojës së aktrimit dhe daulleve, i frymëzuan dhe fuqizuan vajzat që të jenë lidere aktiviste dhe të marrin iniciativa për komunitetin ku jetojnë.
I falënderojmë ligjërueset Andrijana Kocić, Sanja Pavlović, Nađa Duhaček, Jadranka Miličević, Minja Bogavac, Selena Simić, Anita Dragosavac dhe Jelena Memet për punën e tyre si dhe pjesëmarrëset gra të reja nga Kosova dhe Serbia për kontributin e tyre.


Shkolla Pranverore Feministe, pjesa e dytë u organizua nga Qendra Alternative për Vajza/Serbi dhe Qendra për Art e Komunitet – Artpolis/Kosovë, me përkrahjen e Kvinna till Kvinna dhe UNFPA në kuadër të “Youth 4 Inclusion, Equality & Trust”.

#artpolis #art #community #feministspringschool #fss #feminist

Foto Galeri

0Shares