“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
03-04 Qershor 2021
Dy ditë radhazi Artpolisi ka organizuar punëtorinë në Prishtinë “Adresimi i ngacmimeve seksuale” në kuadër të projektit “Humanrightivism”. Të rinj dhe të reja nga komuna të ndryshme të Kosovës janë trajnuar për sfidat dhe mundësitë e adresimit të rasteve të ngacmimeve seksuale, identifikimin e sjelljeve ngacmuese, kornizat ligjore në Kosovë lidhur me ngacmimet seksuale, pasojat psikologjike që vijnë nga ngacmimet seksuale e shumë tema tjera që prekin këtë fushë.
Trajneret që ligjëruan në punëtori ishin Ariana Qosaj – Mustafa, PhD në Shkencat Jurdike dhe Emirjeta Kumnova, nga Qendra Universitare për Këshillime Psiko-sociale pranë Universitetit “Fehmi Agani” / Psikologe. Përveç se ligjëruan lidhur me këto tema ato u shprehën të gatshme që edhe pas punëtorisë t’u përgjigjen pyetjeve të pjesëmarrëseve.
Kjo punëtori organizohet nga Artpolisi në kuadër të projektit “Humanrightivism” përkrahur nga Swedish International Development Cooperation Agency – Sida, implementuar Community Development Fund – CDF.