Artpolis

Shfaqja dans teatër “Totem e Tabu” hapëse e Festivalit Skampa në Elbasan

30.09.2021

Shfaqja dans teatër “Totem e Tabu” hapëse e Festivalit Skampa në Elbasan

Shfaqja dans teatër “Totem dhe Tabu” me regji dhe koreografi të Robert Nuhës dhe dramaturgji nga Zana Hoxha ka pasur paraqitje dinjitoze Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit “Skampa” në Elbasan, më 30 shtator.

Ky ishte prezantimi i parë ndërkombëtar i Trupës Artistike Rezidente të Artpolis që e hapi edicionin e 23-të të këtij festivali në Shqipëri.

“Totem dhe Tabu”, është tandem eksperimental i dansit kontemporan dhe tekstit minimal që mundëson reflektimin e audiencës lidhur me çështjet e ngritura të cilat ngërthejnë jetën e tyre dhe mentalitetin kosovar.

Shfaqja ngrehë pikëpyetje për situata dhe shqetësime të mëdha shoqërore, trauma, ndikimin e pandemisë dhe hipokrizinë shoqërore por pa arritur në konkludime dhe me qëllim që të prekë në thellësinë e përjetimeve, emocioneve dhe ngjarjeve të cilat vijnë në formë imazhesh dhe monologjeve.

📸 Andis Rado

0Shares