“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
07.02.2022
Të rinjtë dhe të rejat e Klubit Teatror SHFMU “Nazim Gafurri” nga Prishtina, më 7 shkurt 2022, kanë prezantuar shfaqjen forum teatër “Edhe sa Romeo të tjerë”, duke kërkuar që ngacmimet seksuale në shkolla të mos ndodhin, por mbi të gjitha ato të raportohen.
Skena humori, përplasje e rivalitet ndërmjet personazheve ishin ndërthurur në këtë shfaqje që u prezantua në Amfiteatrin e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës.
Nën mentorimin e aktoreve të Trupës Artistike Rezidente të Artpolis, Kaltrinë Zeneli dhe Zhaneta Xhemajli këta të rinj e të reja sollën me mjeshtëri para publikut këtë shfaqje mbi ngacmimet seksuale në shkolla, duke prekur kështu ndikimin që kanë tek fëmijët veprimet e mosveprimet e personave përgjegjëse. E gjithashtu, pozicionimin e secilit prej nesh lidhur me reagimet ndaj situatave të tilla!
Ngjarja zhvillohet në hapësirat e shkollës dhe jashtë saj. Përgatitjet për një shfaqje teatrore me personazhe kryesore Romeo dhe Zhulieta dështojnë. Gjithçka shkon keq kur Ylli, që është përzgjedhur të luaj rolin e Romeos, zhduket dhe nuk vjen më në shkollë për shkak të ngacmimeve seksuale që ia ka bërë pikërisht arsimtarja që po e përgatit këtë shfaqje. Pas zhdukjes së shokut të tyre nxënësit dalin edhe në protesta duke kërkuar drejtësi dhe gjetjen e Yllit.
Pas përfundimit të shfaqjes rreth 60 persona në publik patën rastin të bëjnë pyetje për personazhet rreth trajtimit të kësaj shfaqje.
Ky aktivitet mbështetet nga SDC dhe implementohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet.
#artpolis #art #community #sdc #TheaterClub