Aktivitetet Forum Teatri

Shfaqja formu teatër “Pa anderr”

19 Nëntor, 2021

18.11.2021

“Pa andërr”, shfaqja teatrore si revoltë ndaj padrejtësive

Klubi teatror i shkollës kampione “Emin Duraku” në Shtime më 18 nëntor ka prezantuar shfaqjen forum teatër “Pa andërr” në Shtëpinë e Kulturës.

Të rinjtë e të rejat nga ky klub teatror, të mentoruar nga Kushtrim Qerimi, trajtuan temën e padrejtësive që bëhen në gara komunale. Të entuziazmuar nga lajmi për organizimin e garave komunale për shfaqje teatrore e këndim ata i rreken punës për të krijuar një shfaqje. Por, nuk zgjat shumë kohë kur ëndrrat e tyre “shuhen” pasi në mënyrë arbitrare dikush tjetër vendos që nxënës të tjerë të dërgohen në këto gara, papërfillur kriteret minimale. Nxënësit revoltohen për këtë duke paralajmëruar edhe protesta.

Pas përfundimit të shfaqjes nxënësit ishin të vendosur që këtë padrejtësi ta luftojnë deri në fund, duke mos lejuar që ëndrrat e tyre t’i shuajnë të tjerët.

“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane”

#artpolis#giz#shkollatkampione#forum#teater

You may also like