Aktivitetet Forum Teatri

Shfaqja forum teatër “Ekspozita” – SHFMU “Xhemail Mustafa” Prishtinë

27 Tetor, 2021

26.10.2021

Nxënësit e SHFMU “Xhemail Mustafa” e treguan talentin e tyre në shfaqjen forum teatër “Ekspozita”.

Të rrethuar me piktura e vizatime në një skenë të bukur të korridorit të SHFMU “Xhemail Mustafa” klubi teatror i kësaj shkolle mbrëmë, më 26 tetor, dha një performancë të shkëlqyer para publikut.

Përmes shfaqjes forum teatër “Ekspozita” nxënësit e mentoruar nga aktorja e Trupës Artistike Rezidente të Artpolis, Qendresa Kajtazi, përmes këndimit, vallëzimit, e lojës së fjalëve trajtuan ndikimin dhe pasojat e mësimit online, duke e ndërlidhur pandeminë si një nga faktorët që ka lënë gjurmë tek të gjithë.

Përplasjet ndërmjet nxënësve, mësimdhënësve e prindërve rreth mësimit online e bënë edhe më dramatike shfaqjen, duke nxitur edhe një debat interesant me publikun pas përfundimit të shfaqjes, të cilët parashtruan pyetje nga më të ndryshmet për personazhet.

Përveç prezantimit të pikturave dhe vizatimeve, në këtë shfaqje u promovuan edhe dy libra të poetes së talentuar të kësaj shkolle, Erblina Luma, e cila ishte edhe pjesë e shfaqjes.

“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane”

You may also like