Aktivitetet Forum Teatri

Shfaqja forum teatër “Korrupsioni”

19 Nëntor, 2021

18.11.2021

Shfaqja forum teatër “Korrupsioni” për pasojat që mund të ketë në shoqëri
Më 18 nëntor, 2021 klubi teatror i shkollës kampione “Abdullah Shabani”, Carralevë të Shtimes prezantoi në Shtëpinë e Kulturës shfaqjen forum teatër “Korrupsioni”.

Nën mentorimin e aktorit Kushtrim Qerimi, nxënës të kësaj shkolle trajtuan temën e korrupsionit dhe ndikimin e keq që ka në shoqëri. Ngjarja zhvillohet në ambientet e shkollës. Derisa Dita e Shkollës po afronte disa nga nxënësit intensifikuan provat për të krijuar një program sa më të mirë për këtë ditë të rëndësishme.

Megjithatë, planet e tyre prishen kur e kuptojnë se programi do të moderohet nga i njëjti nxënës si në vitet e kaluara, e për të cilin janë të bindur se nuk di as të lexojë si duhet. Por, ajo çfarë i revolton edhe më tepër është dyshimi mbi një aferë korruptive të kujdestarit të klasës, të cilin e kanë parë duke qëndruar me prindin e moderatorit nga i cili ka marrë një zarf, pak ditë para Ditës së Shkollës.

Një temë e tillë ngriti debat me publikun pas përfundimit të shfaqjes, të cilët parashtruan pyetje të ndryshme për personazhet në skenë rreth sfidave që kanë për të ndryshuar moderatorin, por edhe për gjetur një zgjidhje të përbashkët.

“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane”

#artpolis#giz#shkollatkampione#forum#teater

You may also like