“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
06.11.2021
Shfaqja “Rrjetet Sociale”, për ndikimin e madh në shoqëri
Rrjetet sociale tashmë janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë, por cili është efekti i tyre në jetën tonë reale. Kjo është tema që e trajtoi klubi teatror i SHFMU “Asim Vokshi” në Prishtinë.
Shfaqja forum teatër “Rrjetet Sociale” u dha premierë para publikut të kësaj shkolle më 6 nëntor. Një nxënës tashmë po “jeton” vetëm në botën e tij imagjinare – në rrjete sociale, duke humbur pothuajse tërë sensin e asaj që e rrethon, e lumturinë e gjen “vetëm aty”. Efekti i parë shihet në rënien e mësimit në shkollë, por edhe kohën e paktë që kalon me familjen.
E situata e tij shkakton probleme në familje, në njërën anë nëna i bërtet për jetën që po e kalon në rrjetet sociale, derisa babai e përkrah dhe nuk sheh ndonjë rrezik nga kjo situatë e tillë.
Pikërisht është kjo përplasje dhe mënyra e jetesës së nxënësit që ngriti debat me publikun pas përfundimit të shfaqjes, të cilët këshilluan nxënësin që “t’i kthehet realitetit”.
Kjo shfaqje është krijuar nën mentorimin e aktorit, Edlir Gashi.
“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane”