Artpolis

Shfaqja përmbyllëse për 2017-në, "Stigma – Kërko të drejtën tënde" – Prishtinë

Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës në Baza Gjinore, u shfaqë performanca Forum Teatër “Stigma – Kërko të Drejtën tënde” me datë 6 dhjetor 2017 në Teatrin Kombëta. Pas një prezantimi të suksesshëm në gjashtë komuna të Kosovës, si: Qendra Korrektuese e Lipjanit, Pejë, Mitrovicë, Prizren, Gjakovë përmbyllja për vitin 2017 ishte në komunën e Prishtinës.

Performanca trajton një temë të ndjeshme kolektive, një temë që ka prekur gati çdo vend të dalë nga konflikti, çdo vajzë, grua apo familje që i kanë mbijetuar dhunës seksuale. Një histori që s’ka fjetur kurrë në mendjet e atyre që u ka ndodhur, një truamë kolektive që ka pëlotur burra, gra dhe fëmijë, qëka gjujnëzu një komunitet,dhe që vazhdimisht kërkohet drejtësi për të gjitha ata/ato të cilat bashkjetojnë me këtë ngjarje.

Shfaqja përmbyllëse arriti të sfidojë mentalitetin paragjykues dhe të promovojë një frymë revoltuese për të gjithë ata/ato të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, një gjë e tillë më së miri u vërejtë gjatë diskutimit interaktiv mes publikut dhe aktorëve.

Të pranishëm qenë përfaqësuese të Institucioneve të vendit, përfaqësues nga shoqëria civile, student/e, nxënës, qytetarë të tjerë të cilët besojnë në të drejtat e njeriut dhe krijimin e një komuniteti të barabartë për të gjithë shoqërinë.

Regjisor: Lulzim Bucolli

Aktor/e: Anisa Ismajli, Kushtrim Qerimi, Qendresa Kajtazi dhe Gani Rrahmani.

Moderatore e diskutimeve: Zana Hoxha – Krasniqi

Kjo shfaqje është krijuar në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive”, Projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, zbatuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis, në partneritet me Institucionin e Avokatit të Popullit.

artpolis

1Shares