Aktivitetet Shfaqjet Teatrale

Shfaqja “Toka e Shpirtrave të Trazuar” prezantohet në Pejë dhe Gjakovë

30 Nëntor, 2022

29-30.11.2022

Shfaqja teatrore “Toka e Shpirtrave të Trazuar”, me autore Shqipe Malushi dhe regji të Zana Hoxhës, është prezantuar në Pejë dhe Gjakovë në kuadër të fushatës botërore “16 Ditët e Aktivizmit”.Më 29 nëntor, 2022 u prezantua në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë, kurse një ditë më pas në Teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë.

Këto dy prezantime u ndoqën nga më shumë se 320 persona në audiencë.

“Toka e Shpirtrave të Trazuar”, është një performancë e bazuar në poezitë e Shqipe Malushit, të cilat evokojnë kujtimet tona kolektive për mungesën e paqes dhe përballjen me luftën dhe konfliktin si një gjendje konstante për shoqërinë kosovare ndër shekuj e në veçanti ndikimin e saj në traumat tona ndër gjenerata.E shtrirë në një format unik eksperimental në shqip dhe anglisht, performanca e regjisores Zana Hoxha krijon një sinergji multidisiplinare përmes poezive imazhiste të Malushit, koreografisë bashkëkohore teatrore të Robert Nuhës, dhe dramaturgji të Shpëtim Selmanit, muzikës eksperimentale me elemente burimore dhe këndimit, si dhe video projeksioneve që krijojnë një narrativë të re të bazuar mbi kujtesën tonë kolektive.

“Toka e Shpirtrave të Trazuar” përmes akteve kronologjike përshkruan njërën ndër etapat më të rëndësishme të kosovarëve drejt asaj që e kishin ëndërruar ndër shekuj, lirisë.

Ky aktivitet është mbështetur nga MKRS, cfd, UNFPA, dhe Drejtoritë e Kulturës në Pejë dhe Gjakovë. Sponsor Gjeneral Buçaj SH.P.K.

📸 Esad Duraki
📸 Leonit Tetaj

#artpolis#unite#16DaysOfActivism#art#activism#womenrights#gjakova#peja#theatreperformance#HAUNTEDLAND#ZanaHoxha

You may also like